Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.
Kosova vendos sot! Për herë të parë votojnë plot 49 mijë e 198 votuesFoto Ilustruese
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.
Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.
Në këto zgjedhje do të garojnë 28 subjekte politike ku 21 janë parti politike, 2 janë koalicione dhe 5 janë iniciativa qytetare. Të gjitha subjektet politike po garojnë për të marrë sa më shumë vende nga 120 që janë në parlament. Votimi po mbahet në kushte pandemie dhe në temperatura të ulëta./korrieri.al