17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Zgjedhjet po afrojnë! Kërcënohet me jetë kryetari i partisë shqiptare: Duan të më fusin plumbin në prag të fushatës elektorale! URGJENTISHT të arrestohet…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kryetari i Partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini kërkon arrestimin urgjent të personit që e ka kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.

Ai shkruan se “të shkruajë kaq lehtë dikush në facebook se do ti fusë plumbin një njeriu, një Kryetari Partie në prag të fushatës elektorale është vetëm turpi i Shtetit…”.

“I thuaj Arianit se do ti fus plumbin.

Ja ky është mesazhi që i ka çuar ky anonimi Alban Kokallajt për mua.

Ky anonimi do më fusë plumbin mua.

Ja kjo është Shqipëria.

Ku është Shteti?

Ku është Policia?

Ku është Prokuroria?

Ky njeri që fshihet pas këtij Profili fallco, duhet të gjehet urgjentisht e të arrestohet pa pikën e mëshirës.

Jo se trembem unë.

Por se në Shqipëri, duhet ndalur terrori dhe frika nga mendimi ndryshe politik.

Të shkruajë kaq lehtë dikush në facebook se do ti fusë plumbin një njeriu, një Kryetari Partie në prag të fushatës elektorale është vetëm turpi i Shtetit…

Ku është Shteti?

Ku?”, shkruan Galdini./sot.com.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit