Malesia e Madhe Nderon Bijtë e vet. Urime Kampiona krenaria jonë sot dhe frymëzimi i brezave nesër”

“Një moment i bukur që mbush zemrat me krenari dhe i jep zë lavdisë së Malësisë së Madhe”

Tre bij të denjë të kësaj treve, tre emra që tashmë shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, po nderohen siç e meritojnë. Futbollistët Mario Mitaj dhe Armando Broja, së bashku me boksierin e pathyeshëm Jurgen Uldedaj, shpallen “Qytetarë Nderi” të Malësisë së Madhe një titull që mban peshën e historisë dhe krenarisë sonë.

Ata janë shembulli më i bukur se si rrënjët malsore, puna, sakrifica dhe besimi në vetvete, të çojnë drejt majave më të larta të suksesit. Nga fushat e blerta të futbollit, te ringjet e forta të boksit, ata mbajnë lart flamurin kuqezi dhe nderojnë çdo shqiptar.

Ky vlerësim ky titull… është një mirënjohje e thellë për mundin, djersën dhe përfaqësimin dinjitoz që i bëjnë vendit tonë në botë.
Malësia e Madhe sot thotë me krenari:
Këta janë bijtë tanë.

Urime kampionëve tanë krenaria jonë sot dhe frymëzimi i brezave nesër./ Pergaditi Pal Qarraj Kastrati News PortaliShqiptar.com

Author: news