“Remixho Ograja sjell sensacion me projektin më të ri me titull Fejesa”

Remixho Ograja një emër që po vjen fuqishëm dhe me stil unik në tregun muzikor Shqiptar, ai sapo ka publikuar projektin e tij më të ri, që pritet të pushtojë çdo festë e sidomos çdo fejesë.

Sepse “Fejesa” është kënga më e re që po merr vëmendje të madhe dhe i ka të gjitha elementet për t’u kthyer në kryefjalën e dasmave dhe fejesave, ritëm, emocion dhe atmosferë që të ngre në këmbë.

Ky projekt vjen si një bashkëpunim i realizuar me profesionalizëm.
Me Tekst & Muzikë nga Daniel Kopsaj
Orkestrimi nga Mario Marku
Saks nga Gjergj Marku
Realizuar nga Power Media
Dhe me Dekor nga SarajEvent Dekor

Me këtë projekt, Remixho Ograja dëshmon se është një artist me potencial të madh dhe një e ardhme të ndritur në muzikë. Energjia, interpretimi dhe zgjedhja e tematikës e bëjnë këtë këngë një hit të garantuar

Mos u habisni, nëse shumë shpejt “Fejesa” do të jetë kënga që do të dëgjohet në çdo festë.
Suksese Remixho Ograja./ Pergaditi Pal Qarraj Kastrati News PortaliShqiptar.com

Ndiqeni që tani projektin në linkun më poshtë.

Author: news