Ka rezultuar me një super sukses show i rradhës nga komediani i njohur Dan Morina me regji dhe skenar nga regjisori Ben Apolloni për tē gjithë artdashësit dhe shqiptarët në Zvicër në fundjavën që sapo kaloi. Që nga titulli ” Ne dhe Ata” ishte mjaft i gjetur por shpesh herë si me humor por edhe që dhemb kur bëhet ky krahasim e ku në fakt tē gjithë janë “NJË”. Ne mësojmë se publiku k qenë i shumtë nē numër ku jo vetëm kanë qeshue por edhe kanë shijuar një super shfaqje qoftë në mbrëmjen e së shtunës në Winterthur edhe në ditën e dytë ku protagonistën u duartrokitën pa fund nga publiku që nuk kishte edhe ku të ulej nga numri i madh në ambientet e ambasadës së Kosovës në Bernë kryeqytetin zviceran ku komedia e pastër foli dhe qeshi shqip. Ky show brilant ishte nën kujdesin dhe organizimin e Studio “Aktrimi” Zvicër dhe Studio Artistike FENIX, me skenar dhe regji nga Ben Apolloni, me protagonist aktorin Dan Morina..
Gjithashtu në skenë së bashku me Danin në një moment performuan me piano dhe Flutur Bytyqi dhe në kitarë Bexhet Sallai. Por pyetja jonë e fundit është a po medon regjisori dhe aktori që show të udhëtojë edhe në qytete të tjera ku besoj se intetesimi dhe dëshira është mjaft e madhe? Ne ju lëmë në shoqërinë e disa fotove të paktën për tē gjithë ju lexues qê nuk ishin në këtē super shfaqje!.




