Këngëtari i mirënjohur Eduard Sokoli, me origjinë nga Nikaj-Mërturi, i njour pët zërin e tij karakteristik si jehona e bjeshkëve të Tropojës, risjell super projektin me titull “Albulena”, një këngë kushtuar Betejës së Albulenës (1457) një nga fitoret më të lavdishme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane.

Eduard Sokoli një këngëtar i njohur për zërin e tij të fuqishëm, u formua artistikisht në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e cantos, ai jeton dhe vepron në Tiranë.
Tani ai vjen më i fuqishëm se kurrë me këngën e shumë kërkuar Albulena, ku në bashkëpunim me këngëtarin e njohur G-Bani, e kanë ngritur këtë projekt në një tjetër nivel.

Kënga “Albulena” po triumfon në çdo platformë muzikore një ndërthurje perfekte e historisë, emocionit dhe artit të vërtetë shqiptar./Pergaditi Pal Qarraj Kastrati News Portalishqiptar.com