Do të mbyteni nga “Malli” i artistit Prendo

Pas këngës në duet “Dasma”, ai sapo ka sjellë një tjetër projekt. E kemi fjalën për artistin Prendo Rrasi, ku këtë herë vjen me një super baladë që, teksa e dëgjon, të mbyt nga malli. “Malli” quhet kjo baladë e bukur, ardhur këto ditë nga këngëtari Prendo, i cili jeton dhe vepron në Zvicër dhe herë pas here, pas shumë angazhimeve të tij, nuk e harron pasionin për muzikën dhe na sjell këngë të bukura.

Për projektin më të fundit ai ka bashkëpunuar për muzikën dhe orkestrimin me B. Ioan, ku bashkë me artistin e kanë realizuar, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë ai.

Author: news