Kelmendi, kjo perlë e rrallë e Alpeve Shqiptare, çeli zyrtarisht sezonin turistik me një aktivitet madhështor që solli gjallëri, kulturë, traditë dhe promovim të vlerave tona më të çmuara!


Një organizim i ideuar dhe drejtuar me përkushtim nga administratorja e Kelmendit, zonja Florida Peraj, e cila po dëshmon çdo ditë dashurinë dhe përkushtimin e saj për ruajtjen e traditave, promovimin e resurseve natyrore, mbështetjen e etnokulturës, kulinarisë tradicionale dhe veshjeve tona autentike, ku një vend të veçantë zë edhe Xhubleta, simbol i identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Ky aktivitet i bukur dëshmoi edhe njëherë se Kelmendi mbetet një ndër destinacionet më tërheqëse turistike, ku natyra magjepsëse takohet me kulturën dhe mikpritjen malsore.

Në pamjet fantastike të realizuaranga Studio ” VOLAJ ” , shihet qartë pjesëmarrja masive dhe interesi i jashtëzakonshëm i vizitorëve, ndërsa një nga veçantitë më mbresëlënëse ishte pjesëmarrja e motoristëve, të cilët i dhanë edhe më shumë energji dhe atmosferë këtij eventi të veçantë.

Kelmendi nuk është vetëm destinacion është përjetim, histori, traditë dhe krenari shqiptare!
Përgatiti: Pal Qarraj Kastrati News / Veriu News / Univers Shqipetar / @Portalishqiptar.com
Albano Volaj Florida Peraj