Ai është një producent mjaft i njohur, Dj por edhe kantautor. Eshtë fjala për Mentor Zenula, i njohur me emrin artistik Xsoundbeatz, po vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në industrinë muzikore. Me pjesëmarrjen e tij në këngën “Sa GOTA” të këngëtares shqiptare Aida Doci, ai ka dëshmuar edhe një herë talentin dhe profesionalizmin e tij në muzikë.
Në këtë projekt, Xsoundbeatz ka dhënë kontribut të rëndësishëm artistik, duke realizuar një solo të veçantë që i ka shtuar këngës një dimension dhe energji të re muzikore. Bashkëpunimi me Aida Docin është pritur pozitivisht nga publiku dhe ka treguar edhe një herë kreativitetin dhe stilin unik të producentit. Ndërsa ai është shprehur mjaft i lumtur që ishte pjesë e këtij projekti.
Po duket si vetëm fillimi pasi producenti ka bërë të ditur se aktualisht është duke punuar në disa projekte të reja, të cilat pritet të publikohen në muajt në vijim. Sipas tij, janë planifikuar bashkëpunime të reja me emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare, duke sjellë këngë dhe projekte që premtojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.
Me përkushtimin e tij si producent, DJ dhe kantautor, Xsoundbeatz po ndërton vazhdimisht identitetin e tij artistik dhe po bëhet një emër gjithnjë e më i njohur në tregun muzikor shqiptar dhe më gjerë.

Fansat mund të presin surpriza të reja, pasi Xsoundbeatz ka konfirmuar se shumë shpejt do të publikohen projekte dhe bashkëpunime të reja me artistë të njohur shqiptarë. Mjaffom që të shkruani emrim e tij si Xsoundbeatz dhe shihni se ai është autor i shumë hiteve.