“S’del Një Jetë. Së Shpejti Vjen Një Projekt I Ri Muzikor Nga Agron Tefa “

Një këngë e mbushur me emocione, një interpretim që përcjell ndjenja dhe një videoklip që vjen me një frymë të veçantë artistike. Së shpejti, këngëtari i mirënjohur Agron Tefaj do të vijë para publikut me një projekt të ri muzikor, të punuar me kujdes dhe me detaje që synojnë ta bëjnë edhe më të bukur.

Bukuria e muzikës ndërthuret me artin e vallëzimit. Videoklipi merr një tjetër dimension falë grupit të valltarëve, të cilët i japin gjallëri dhe ritëm këtij projekti.

Një vëmendje të veçantë tërheq edhe çifti i ri, #Anjeza dhe #Altini, të cilët janë çift edhe në jetën reale. Me paraqitjen e tyre plot hijeshi dhe emocion, ata shkëlqyen para kamerave, duke i dhënë videoklipit më shumë ngrohtësi, elegancë dhe bukuri artistike.

Ky projekt vjen si një ndërthurje e muzikës, interpretimit dhe imazhit, ku çdo element kontribuon për të sjellë diçka të veçantë për publikun.
Së shpejti, publiku do të ketë mundësinë ta shijojë këtë projekt të ri muzikor të Agron Tefajt.

Pritet me interes nga fansat e këngëtarit dhe dashamirësit e muzikës, të cilët do të zbulojnë nga afër këtë realizim të ri artistik.

#AGR0NTEFAJ_S_DEL_NJË_JETË
Për Kastrati News & PortaliShqiptar.com Përgatiti Pal Qarraj.

Author: news