“Qikat janë për babë e nanë”, ky është projekti më i ri dhe mesazhi i bukur familjar kur i dedikohet vajzave. Kënga sapo është publikuar nga artisti i njohur Cufi Lani emri i vërtetë i tē cilin është Isuf Lani. Ne mēsojmë se nē klip merr pjesē si aktore vajza e një kolegu të këngëtarit, e cila quhet Anna Berisha nga Llapi po që banon në Dusseldorf në Gjermani. Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu, muzika realizuar në studion e Yrefet Ramadani dhe video punuar nga Islam Berisha. Këngëtari ka pasur frymëzim por edhe përkrahje nga vajzat e tij dhe mbesat që janë aktive në shkollën e muzikës në Dusseldorf ku edhe jetojnë. Kujtojmë se artisti ka lindur në Pestovë të Vushtrisë por është rritur dhe jeton në Dusseldorf. Kënga me klip ka nisur të pritet mjaft mirë pasi mesazhi i fortë dhe real e bën një projekt unik ardhur nga Cufi Lani e ku vetë këngëtari është falenderues për të gjithë ata që e kanë pērkrahur e vazhdojnë ta ndjekin tashmë edhe në kanalin e tij personal në youtube. Keni qika apo keni mbesa të gjithë duhet ta dēgjojnë këtë super këngë!