“UÇK FLAKË LIRIE” Kënga Që Të Bën Krenar Dhe Që Sjell Mesazhin E Bashkimit Kombëtar.

Ka këngë që nuk janë thjesht melodi, por janë za i historisë, jehonë e sakrificës dhe kujtesë e gjallë e një populli që e deshi lirinë mbi gjithçka. E tillë është kënga “UÇK flakë Lirie, e interpretuar me shpirt e ndjenjë nga këngëtari dukagjinas Gjelosh Hajdari.

Me një tekst të shkruar me pasion, ndjenjë atdhetare dhe përkushtim nga një tjetër bilbil i këngës shqipe, Pëllumb Vrinca, kjo këngë i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), simbolit të luftës për liri dhe të sakrificës për dinjitetin kombëtar.

Pëllumb Vrinca, përveçse një emër i njohur në rrugëtimin e tij artistik, ka dëshmuar talentin edhe në fushën e teksteve muzikore, duke shkruar këngë për veten dhe për shumë këngëtarë të tjerë. Në këtë krijim, fjala merr peshën e historisë, ndërsa muzika dhe interpretimi e përcjellin mesazhin me forcë e emocion.

#UÇK_flakë_Lirie është një homazh për luftën çlirimtare, por edhe një thirrje për vigjilencë, për ruajtjen e vlerave të lirisë dhe për mos harrimin e sakrificave mbi të cilat u ndërtua e ardhmja. Sepse liria kërkon kujdes, përgjegjësi dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Kënga merr një domethënie edhe më të veçantë kur e përmbyll mesazhin e saj me #bashkiminkombëtar, duke na kujtuar se, përtej kufijve, krahinave e dallimeve, shqiptarët i lidhin historia, gjuha, gjaku dhe dashuria për atdheun.

Një krijim që synon të ndezë emocionin atdhetar, të mbajë gjallë kujtesën historike dhe të përcjellë te brezat mesazhin se liria dhe bashkimi kombëtar mbeten vlera që duhen ruajtur e kultivuar përherë.

Interpretimi: Gjelosh Hajdari
Teksti: Pëllumb Vrinca
Muzika:Gjelosh Hajdari
Orkestrimi: Behar Neli
Lavdi luftës për liri! Respekt për ata që sakrifikuan dhe për ata që e mbajnë gjallë kujtesën përmes artit! Bashkimi kombëtar mbetet mesazhi që na bashkon. Për t’a shikuar projektin kërkoni në Youtube në linkun më poshtë/ Për Kastrati News dhe Portalishqiptar.com, përgatiti Pal Qarraj

Author: news