SHQIPONJA KUQEZI NË FINALEN E EUROPËS! MEXHIT HYSENAJ SHKËLQEN NË RINGUN E KAMPIONATIT WAKO 2026.

Kickboksieri shqiptar Mexhit Hysenaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian WAKO 2026, duke siguruar biletën për në finalen e madhe në disiplinën Low Kick, kategoria -81 kg.

Sportisti nga Durrësi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer në gjysmëfinale, ku mposhti me ndërprerje nga arbitri (RSC) kroatin Gaj Ćosić, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë dhe mundësinë për të luftuar për titullin kampion të Europës.

Mexhit Hysenaj, pesë herë kampion i Shqipërisë, vazhdon të dëshmojë se përkushtimi, sakrifica dhe karakteri luftarak janë çelësi i suksesit.

Tashmë sytë janë nga finalja, ku ai do të kërkojë të ngjitet në majën e Europës dhe të nderojë flamurin kuqezi.

Suksese Mexhit. Shqipëria është me ty.

Përgatiti: Pal Qarraj
Portalishqiptar.com

Author: news