Zërin i saj u dëgjua edhe atëherë ku ishte rrezik i madh të këndoje ” N”Dardani bjen njē tupan”, duke kujtuar realizimin e albumit të parë në vitin 1983 dhe askush nuk mundi ta ndalojë. E kemi fjalën për artisten e dashur të folkut dhe muzikës së mirëfilltë popullore Hajrie Preniqi Gashi, e cila pas rikthimit të saj me albumin më të ri dhe të dytin “Këngët tona” nuk ka ndalur kurrë më duke pasuruar muzikën shqiptare me projekte mjaft të bukura.


E vetëm pak ditë më parë ajo ka lansuar këngën e saj më të re me titull “Balada e Gurbetit” ” ku për tekstin është kujdesur Albtraks, me muzikë nga Albtraks dhe përpunuar nga Hysni Klinaku e rregjistruar në Studio Lumi. Edhe një herë artistja me origjinë nga Kosova por që jeton dhe vepron në Holandë sjell një vlerë të dashur nē fonetekën e muzikës shqiptare me zërin dhe interpretimin e saj unik, me një temë drithëruese që i përket shqiptarëve dhe e përjetuar në lëkurën e saj siç është gurbeti. Nëse nuk e keni parë dhe dëgjuar ende ne ju ftojmë që në linkun më poshtë ta klikoni dhe të kënaqëni me këngën e saj më të re.